Zjarret në vend, Goxhaj: Terreni me pisha vështirësoi ndërhyrjen në Shëngjin, në ndihmë edhe 2 avionë nga Italia

Shefi i zjarrëfikseve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë në Ora News u shpreh se lufta me zjarret ka qenë shumë e vështirë sidomos në Shëngjin ku terreni i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen nga zjarrfikëset.

Goxhaj:  Në Shëngjin kemi qenë vetë pjesë e aksionit.

Nga terreni i vështirë u bë e vështirë edhe përballimi i situatës.

Morën pjesë të gjithë forcat e ekipeve zjarrfikëse që nga Fieri, Berati e deri në Shkodër.

Pas ndihmës që patëm edhe nga ajri nuk u dëmtuan resortet aty dhe nuk patëm dëm të qytetarëve.

Ditën e parë ka qenë helikopteri i forcave të armatosura të Shqipërisë.

Ndërsa ditën e djeshme kanë qenë edhe dy avionë Canadair që janë më të përshtatshëm për luftën me zjarret dhe ka qenë ndihma e tyre që bëri të mundur të minimizojë zjarrin dhe  në orët e vona ta natës të eliminohej pothuajse komplet.

Është terren i vështirë me pyje me pisha ku transmetohet zjarri.

Lufta me zjarrin ka qenë shumë e vështirë.

EMISIONET