Zjarret në jug të vendit/ Bido: Disa vatra janë neutralizuar, zjarrëfikësit në terren përballen me kushte të vështira

Pas situatës së rënduar nga zjarret në jug të vendit, drejtori i Arkivës Shqiptare, Ardit Bido, dha një përditësim nga terreni për vatrat aktive dhe ndërhyrjet në zonat e prekura, për "Ora News".
" Fatmirësisht në këto momente është arritur të neutralizohen disa vatra zjarri. Në Shën Vasil, në Piqeras, është riaktivizuar një vatër zjarri në zonën e Delvinës por deri tani është nën kontroll.
Po ashtu mbi Lukovë ka një vatër aktive që është gjithashtu në kontroll.
Të gjitha forcat e zjarrëfikëses të zonës, së Bashkive Delvinë, Himarë, Sarandë, Finiq dhe Konispol janë në krye të betejës të asistuara nga Forcat e Armatosura.
Beteja me zjarrin është një betejë që nuk është në dorë tërësisht të njeriut, është nxehtësia e këtyre ditëve, është ajri i fortë i cili fryn dhe ndërron anë, e ka vështirësuar punën e zjarrëfikësve", u shpreh Bido.

