Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

Teksa Shqipëria po përballet me zjarre të fuqishme nga Veriu në Jug, teksa me mijëra hektarë janë shkrumbuar nga flakët dhe dhjetëra banesa janë djegur nga flakët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë një deklaratë qesharake.
Gjatë një raportimi për situatën e zjarreve në Jug të Shqipërisë, Vengu ka deklaruar se nuk ka pasur evakuime, ndërsa të vetmet evakuime që kanë pasur janë kullotat.
Ndërsa më tej Vengu ka deklaruar se i mirëkupton shqetësimin e njerzëve dhe se janë përgjigjur këtij shqetësimi duke i shtuar forcat në terren.
“Nuk kemi pasur evakuime! Evakuime e vetme që ka pasur, kanë qenë kullota! Barinj që kanë pasur bagëti! Ç’është e vërteta, është pak pamje sensacionale, dhe i mirëkuptoj njerëzit për shqetësimin që kanë dhe i jemi përgjigjur gjithë këtij shqetësimi duke i shtuar forcat”- tha Vengu.
Kjo deklaratë është postuar në faqen e Ministritn të Mbrojtjes, por më pas është fshirë.


