Zjarret në Delvinë/ Balluku: Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se është devijuar përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës për shkak të situatës së zjarreve në Delvinë.

Postimi i Ballukut:

Si pasojë e rrezikut të shtuar nga rënia e zjarrit  në territorin e Delvinës, Policia Rrugore  devijoi përkohësisht trafikun në drejtim të Qafës së Muzinës, me qëllim garantimin e sigurisë  për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Skuadrat e ARRSH  dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren për menaxhimin e situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin  e qytetarëve dhe i ftojmë ata të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet  e autoriteteve që ndodhen në terren.

EMISIONET