Zjarr në Ranën e Hedhur, flakët afrohen pranë bizneseve në zonën turistike të Shëngjinit

Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun dhe po përhapet me shpejtësi drejt një masivi me pisha, i favorizuar nga bimësia e dendur dhe era e fortë, çka po vështirëson ndërhyrjen në terren.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Zjarri raportohet pranë disa hoteleve të zonës turistike të Shëngjinit, ndërsa po bëhen përpjekje për të shmangur përhapjen e mëtejshme dhe për të mbrojtur objektet përreth.
Ndihmë po ofrohet edhe nga shërbimet zjarrfikëse të Vaut të Dejës, Kurbinit dhe Mirditës, ndërsa autoritetet bëjnë apel tek banorët dhe pushuesit për të shmangur lëvizjet pranë zonës dhe për të raportuar çdo situatë emergjente.

