Zj*rr në pyllin e Sodës në Vlorë/ Pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit, katër zjarrfikëse në vendin e ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2025, 12:34

Pylli i Sodës në afërsi të plazhit të Zvërnecit është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Pas përhapjes së flakëve në zonën e dendur me pisha dhe shkurre, pushuesit janë larguar nga plazhi.
Në vendin e ngjarjes ndodhen katër zjarrfikëse dhe punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

