E rëndë/ Zjarr në pallat në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i 3-të t'u shpëtojnë flakëve, vdes 62-vjeçarja

Banorët kanë dëgjuar thirrjet dëshpëruese të një gruaje 62-vjeçare, për t'i shpëtuar flakëve, e cila më pas zgjodhi të hidhej nga ballkoni dhe të gjente vdekjen.

Hava Osmënaj hapi dritaren e banesës në ballon dhe ndihmoi djalin e saj të shpëtonte i pari.

E rëndë/ Zjarr në pallat në Astir, nënë e bir

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një 36-vjeçar me probleme mendore  i ka vënë flakën banesës, ku jetonte me nënë e tij.

E ëma ka dalë jashtë derës dhe mund të shpëtonte, por siç mësohet ajo ka hyrë përsëri për të bindur djalin e saj, që të dilte i pari, i cili po shprehte shenja frike.

"Mbrëmë ishte duke shpëtuar, por hyri prapë që të merrte djalin, sepse ai nuk dilte, kishte frikë nga policia", tha një banore.

36-vjeçari Osmënaj ishte bërë problematik për banorët dhe i shqetësonte ata.

Punonjësi zjarrfikës tha se ngjarja po hetohet dhe paraprakisht mendohet se flaka është vënë nga 36-vjeçari me probleme mendore.

"Nga të dhënat paraprake që kemi këtu kemi një zjarrëvënie të vënë nga autori, nga djali i zotit të shtëpisë, i cili ka parur probleme të shëndetit mendor."

E rëndë/ Zjarr në pallat në Astir, nënë e bir

Banorët e pallatit shprehen të shqetësuar, pasi ata mund të digjeshin të gjithë brenda, sepse në pallat mungojnë shkallët e emergjencës.

"Do ishim djegur të gjithë si miu.  Nuk kemi shkallë emergjence që të dalim nga tymi. Të marrin masat, të shikojnë shkallën e emergjencës."

Ngjarja po hetohet dhe pas përmirësimit të situatës shëndetësore të 36-vjeçari, ajo mund të zbardhet e plotë. Ndërkohë nën zë banorët e lagjes thonë se 62-vjeçarja mund të kishte shpëtuar nëse dikush do të kishte vendosur dyshek poshtë ballkonit, apo nëse efektivët e policisë apo zjarrfikësit do të mbërrinin në kohë.

E rëndë/ Zjarr në pallat në Astir, nënë e birE rëndë/ Zjarr në pallat në Astir, nënë e bir

EMISIONET