Zjarr në kodrën e fshatit Mimias në Berat, shkrumbohen dhjetëra dru frutore, zjarrfikësja punon me mjete rrethanore

Zjarr në kodrën e fshatit Mimias në Berat, shkrumbohen

Një zjarr ka përfshirë kodrën e Mimiasit, në bllokun e fiqve në Berat para ditën e sotme, 21 mars.

Ora News mëson se zona e cila është përfshirë nga flakët është më e madhja me vreshta e fiq.

Janë djegur dhjetëra pemë me fiq dhe vreshta ndërsa zjarri po përparon i favorizuar nga era.

Zjarrfikëset e kanë të pamundur të futen në zonë për shkak të mungesës së rrugës dhe po punojnë me mjete rrethanore.

Shumë vatra zjarri janë ende aktive dhe po përparojnë drejt pjesës së sipërme të kodrës.

Zjarri dyshohet se është vënë nga vetë banorët që në këtë sezon djegin barishtet.

EMISIONET