Zjarr i madh në Panaja, rruga Fier-Vlorë rrethohet nga flakët, rrezikojnë banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Panaja të Vlorës.
Flakët po përhapen me shpejtësi drejt jugut.
Bimësia në të dy anët e rrugës së vjetër Fier-Vlorë ka marrë flakë duke bllokuar totalisht qarkullimin.
Automjetet këshillohen të qarkullojnë nga autostrada.
Zjarri ka përparuar në kodër duke rrezikuar dhe banesat.
Gazetari i Ora News, Edi Ruçi, raporton se ka pasur edhe shpërthime municionesh në anë të rrugës.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit që paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Numërohen me dhjetra rënjë ullinj të shkrumbuar nga flakët.
Krahas tyre është djegur bimësi e zonës dhe rrepet shekullorë anash rrugës.

