Zhiti: Alternativa në burg ishte ose normën ose shpirtin, në Qafë Bar i rrihnin të burgosurit me lopata

Zhiti: Alternativa në burg ishte ose normën ose shpirtin, në

Në një intervistë me “Ora e Betit” shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se alternativa në burg ishte ose normën ose shpirtin.

Ai tha se policia në Qafë Bar në një farë mënyre e kujtonte Spaçin sikur donte që të përsëritur duke shtuar se u duhej një revoltë dhe një dhunë tjetër.

Zhiti: Alternativa në burg ishte ose normën ose shpirtin. Norma ishte që të mbushje vagonë sa për një kamion. Miniera duke qenë shkëmb dhe pa kushte, ndodhte që të binte një shkëmb dhe të mos kishe mineral dhe të mos e bëjë atë normën, që nuk ishte faji ynë. Me ata njerëz të çmendur që nuk ngopeshin thonin pse nuk është bërë norma. Të thoni të kthehesh në punë që të bëje normën që të të linin të bëje normën.

Policia në Qafë Bar në një farë mënyre e kujtonte Spaçin sikur donte që të përsëritur. U duhej një revoltë dhe një dhunë tjetër. Nuk jetonin dot pa armikun dhe pa gjakun. Në këtë drejtim ishte e pamundur kthimi në punë e të burgosurve dhe prandaj u ngritën të burgosurit duke thënë se nuk mund të bëhej gjë më tepër. Kështu filloi acarimi, ndërhyn të burgosurit për të mbrojturit të tjetrit nga rrahja me bishta lopatash e kazmash. Ne na mbyllën në mensë dhe erdhi policia dhe nxori disa emra që nuk janë bindur. I nxorën dhe filluan që t’i rrihnin në sy të burgosurve.

EMISIONET