Zhdukja e 14 vjeçarit në lumin Seman, flet i vëllai: Gjeta vetëm rrobat...

Kërkimet për 14 vjeçarin e zhdukur prej mbrëmjes së 10 gushtit po vijojnë ende në lumin Seman, Fier, teksa operacionit u janë bashkuar dhe forcat RENEA dhe pëlumbarët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ditën e sotme ka folur dhe vëllai i madh i tij, i cili shprehet se për herë të fundit e ka parë në shtëpi, kur e kishte lënë në gjumë, ndërsa pas zhdukjes së tij, në bregun e lumit i gjeti vetëm shapkat dhe rrobat.

"Dje e lashë në gjumë. Pasi e mora vesh që s'ishte kthyer dola mbasdite. Gjeta vetëm rrobat…Këtu vinte gjithmonë kur peshkonim. Vinte dhe vetë ndonjëherë…" u shpreh i vëllai.

Ndërkohë banorë të fshatit treguan se një tjetër djalë i familjes Saka ishte mbytur në lumë duke luajtur, rreth 10 vite më parë.

EMISIONET