Reforma Zgjedhore aty ku u ndërpre, Basha: Të punojmë mbi ato që kanë ndodhur, jo mbi një libër të bardhë
Lulzim Basha thotë se reforma territoriale dhe reforma zgjedhore janë prioritete të PD-së. sipas tij zgjedhorja duhet t'i japë një përgjigje problemeve kryesore që kanë minuar cilësinë e zgjedhjeve dhe të japë garanci para shqiptarëve për zgjedhje të lira. Sa i përket territoriales ai tha se ndërhyrja në reformë ka për qëllim të rikthejë shërbimet qytetarëve.
Basha: I pari është një zotim kryesor i yni, e kam thënë ditën e parë në Parlament. Arsyeja kryesore për të qenë në këtë Parlament që është produkt i një masakre zgjedhore është për të rikthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë, që do ët thotë për t'i dhënë mundësi shqiptarëve të zgjedhin qeverinë me votë dhe ta shkarkojnë me votë, gjë që sot nuk ekziston.
25 prilli e vërtetoi këtë, asnjë nga mekanizmat e 25 prillit nuk është vënë para drejtësisë, as nuk është çmontuar, që nga patronazhimi, bandat kriminale, roli i parave shtetërore, i parasë së pistë për të blerë votat tek skema e patronazhimit që është zbuluar falës punës së medies. Të gjitha këto që ishin dhe subjekt i komisionit hetimor të zgjedhjeve që po kështu frika e PS nuk e çoi drejt një përfundimi, pro tani komisioni i reformës zgjedhore ka për detyrë që të bëjë pikërisht këtë, bazuar mbi atë që ka ndodhur, jo mbi një libër të bardhë.

