Zgjedhjet/ Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë për pasaportat dhe ID-të e skaduara
Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Afati është shtyrë deri në 31 maj 2025.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, kjo masë do t’ju japë zgjidhje ngërçit të krijuar pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.
“Këshilli i Ministrave miratoi një akt për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identiteti dhe pasaportave biometrike. Kjo do të zgjidhë të gjithë ngërçin e krijuar janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës si e drejtë Kushtetuese”, tha ministri Hoxha.
Ai shtoi se “Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


