Zgjedhjet në FSHF, Meta: 3 vjet na bllokuat negociatat me BE, po nga UEFA përse doni të na përzini?

Ndërhyrja e politikës, shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe situata shumë e ndezur nga ndërhyrjet e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në garën për kreun e FSHF, ka sjellë edhe reagimin zyrtar të qeverisë europiane të futbollit.
UEFA e konsideron të papranueshëm ndërhyrjen politike në zgjedhjet e FSHF-së dhe dukshëm është shprehur e shqetësuar për zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë në “Air Albania”.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Presidenti Meta i cili bën thirrje për ndalimin e dhunës politike ndaj sportit.
Meta: Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!
Në një reagim të saj, UEFA bëri të ditur se shumë shpejtë një delegacion i saj do të zbarkojë në Tiranë për të pare situatën nga afër të asaj që po ndodhë në Tiranë duke paralajmëruar kështu një lëvizje të forte nga ky institucion, raporton AP, informon Ora News.

