Maliqi: Rilindja grabiti 2 mandate në Berat, ja provat. Ky sekt kriminal duhet rrëzuar

Maliqi: Rilindja grabiti 2 mandate në Berat, ja provat. Ky sekt kriminal

Lefter Maliqi, ka ngritur denoncimin duke thënë se Partia Socialiste në Berat ka grabitur 2 mandate.

Maliqi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thekson se në vetëm në pak kuti të hapura në këtë qark 19 veta kanë votuar 53 herë, dhe sipas tij këto janë prova të pakundërshtueshme.

Po ashtu ai thotë se partia në pushtet, duhet rrëzuar me çdo mjet demokratik, përfshirë edhe protestat masive.

"2 mandate te LSI-se te grabitura vetëm ne Berat, janë prova të pakundërshtueshme, pasi vetëm me pak kuti te hapura ku te paktën 19 veta kane votuar 53 herë, vërtetohet masakra elektorale e 25 Prillit. Megjithëse pati blerje masive, presione, punësime, legalizime, shtesa te përkrahjes sociale, pako ushqimore, kjo masakër nuk u ndal me votime ne grup, me manipulime dhe nxjerrje te mijëra fletëve ëvotimit te pavlefshme.

Tashme u vrtetua qarte se Rilindja grabiti 2 mandate ne qarkun Berat, imagjinoni se çfarë ka bere ne te gjithë Shqipërinë me banditet, kriminelet, okigarket. Ky sekt kriminal me emrin Rilindje duhet rrezuar me çdo mjet demokratik, protesta masive deri ne fitoren e demokracisë dhe votës se lirë."

EMISIONET