Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha: Si do përcaktohen kandidatët tanë për kryebashkiakë

Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha:  Si do përcaktohen kandidatët tanë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se si do të përcaktohen kandidatët të cilët do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson  se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Kandidatët më të votuar, do të jenë zyrtarisht kandidatë në zgjedhje.

Postimi i Sali Berishës:

Të nderuar miq, më lejoni që në hapësirën për komente të tregoj pozicionin tonë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

1. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

2. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

3. QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

4. Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

5. I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha:  Si do përcaktohen kandidatët tanë

EMISIONET