Zgjedhje pa zgjidhje, disa demokratë nuk njohin procesin e votimit të "Rithemelimit"
Demokratët flasin për bashkim, por ky proces po vjen dhe bëhet çdo ditë e më i vështirë. Rithemelimi ka nisur procesin e zgjedhjeve, por thuajse në çdo degë përplasjet janë evidente dhe procesi kontestohet. Nuk mungojnë as thirrja e deputetëve drejtuar anëtarësisë për të bojkotuar kuvendin e 30 prillit.
Flitet për bashkim, por mes demokratëve ky proces po vjen dhe bëhet çdo ditë e më i vështirë.
Selia blu në Shkodër e sheh me shqetësim nismën e Komisionit të Rithemelimit, i cili në çdo degë ka nisur zgjedhjet për kryetarët e rinj.
Përtej debatit juridik, duket se do të jetë Gjykata e Apelit që do të jap verdiktin përfundimtar për vulën zyrtare, por deri atëherë Komisioni i Rithemelimit nuk po pret dhe ka nisur procesin për ristrukturimin e kësaj force politike.
Përplasjet janë parë në çdo dege ku ka pas proces deri me tani, ndërsa ata që mbështetën Lulzim Bashën apo edhe ata të cilët vendosën të jenë neutral në debat, akuzojnë Rithemelimin se nuk po krijon hapësirë për gjithë-përfshirje.
Ky debat është edhe brenda grupit parlamentar, ndërsa shumë deputet janë skeptikë dhe presin një mbledhje të përbashkët për ta ngritur këtë shqetësim.
Problem kryesor mbetet baza e kjo reflektohet edhe ne qëndrime.
Kryetari i degës së Shkodres Xhevdet Amuli e quan procesin përpjekje për uzurpim, ndërsa këtë e kanë analizuar edhe me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, gjatë një mbledhje të mbajtur në fundjavë.
"PD i bën thirrje që ky proces të ndalohet dhe të bëhet sipas Statutit të PD-së. Basha ka dhënë dorëheqjen nga kryetari i PD dhe sipas Statutit njëri nga nënkryetarët e PDSH zëvendëson kryetarin dhe çon gjithë PDSH deri në zgjedhje", tha Amuli.
Amuli është i prerë në qëndrimin e tij kur thotë se nuk do të marrë pjesë në votimet që mbahen këtë fund muaji në Shkoder dhe po ashtu do të kontestojë me çdo mjet demokratik nismën.
"Zoti Berisha të bëjë një hap pas që t'i hapë rrugë procesit demokratik", tha Amuli.
Një vendim i formës së prerë nga Gjykata dhe dhënia fund çdo debati për vulën do të mund të krijonte një realitet tjetër brenda Partisë Demokratike, për të diskutuar për një bashkim të plotë saj. Deri kur kjo të ndodh duket se palët nuk do jene bashkë pavarësisht sa mbështetje ka në radhët e demokratëve e kush është shumica apo pakica.

