Zëvendësimi i pambukut/ Nxënësit  e “Kristaq Rama” prezantojnë zgjidhje për të mbrojtur mjedisin

Nxënësit e shkollës “Kristaq Rama” kanë krijuar një plastikë të përpunuar që mund të përdoret për mbushjen e jastëkëve dhe produkteve të tjera, duke zëvendësuar pambukun artificial dhe duke ndihmuar në reduktimin e ndotjes nga plastika.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të materialeve të ricikluara dhe promovon ndërgjegjësimin për nevojën e mbrojtjes së mjedisit.

Ky është një jastëk që nuk është mbushur me pambuk të zakonshëm por me pambuk artificial.

Gjithcka ka ndodhur pas përurimit të plastikës.

Idea ishte e nxënësve të shkollës “Kristaq Rama” për të reduktuar ndotjen plastike dhe për të ofruar një alternativë të qëndrueshme ndaj pambukut artificial.

U frymëzuan teksa panë procesin e prodhimit të pambukut të sheqerit dhe makinerinë që përdorej për këtë.

Procesi që kanë zhvilluar nxënësit konsiston në përpunimin e plastikës së ricikluar në një material të butë dhe të lehtë, që mund të përdoret në mbushjen e jastëkëve apo produkteve të tjera të tekstilit.

Kjo metodë jo vetëm që ndihmon në reduktimin e sasisë së plastikës që përfundon në natyrë, por gjithashtu ofron një zgjidhje praktike dhe ekonomike.

 

EMISIONET