Zekthi: Turp që futen në burg ata që kanë vjedhur biçikleta e jo ministrat, drejtësia pengohet nga politika

Në një intervistë për Ora News, analisti Fitim Zekthi tha se është turp që gjenden në burg njerëz që kanë bërë krime të rëndomta, por jo ata që kanë qenë në pushtet.

Ai u shpreh se heqja e imunitetit të Ahmetajt është një laj mi mirë, sepse nuk bëhet një kërkesë dhe një arrestim për Ahmetjan, Dakon apo Tahirin.

Zekthi: Është turp që në burgje gjenden njerëz që kanë vjedhur biçikleta apo lopë e dele, dhe nuk futen në burg ata që kanë shkatërruar pronat në vendin tonë, kanë shkatërruar brregdetin, ata që kanë qenë drejtorë, ministra dhe kryeministri. Njerëzit që kanë bërë krime të rëndomta janë në burg. Prandaj një shtet i tillë, nuk e lë që të veprojë drejtësia. Prandaj ka një vonesë në raport me Ahmetajn, që është pasojë e rezistencës së kësaj politika.

Heqja e imunitetit të Ahmetajt është një laj mi mirë, sepse nuk bëhej një kërkesë dhe një arrestim për Ahmetjan, Dakon apo Tahirin. Kjo drejtësi po mundohet që të ecë përpara. Drejtësia vepron ngadalë sepse e pengon forca e politikës. Drejtësia përpiqet që të veprojë me kujdes dhe ngadalë sepse ka shumë presione të mëdha, sepse ky sistem politik kanë vjedhur miliona euro.

 

EMISIONET