Zekthi: Postmoderniteti vlerë shkatërrimtare për shoqërinë, nuk ka të vërteta e vlera

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, profesori Fitim Zekthi, ka folur për familjen dhe për postmodernizimin, ku u shpreh se ardhja e modernitetit ka goditur traditën e familjes apo të një shoqërie të shëndetshme.

Ai shtoi se modernizmi është goditur nga postmodernizmi. Sipas tij kjo në postmodernizim nuk ka të vërteta të mëdha ndërsa thekson se postmodernizimi është një vlerë shkatërrimtare për shoqërinë sepse e shpërbënë atë.

Fitim Zekthi: Tradita është ajo bashkësi vlerash, idesh, normash, rregullash morale, e cila është  provuar si e mirë e shëndetshme për njeriun në vijmësi të gjatë kohore. Duke qenë se i ka mbijetuar për kaq gjatë kohëve, është ruajtur nga njerëzit dhe ka prodhuar komunitete, shoqëri, familje, të shëndetshme, të cilat në situate të mira apo të këqija kanë arritur të mbijetojnë në mënyrë të mirë dhe brenda vlerave që ata i kanë quajtur të rëndësishme.

Ardhja e modernitetit, sigurisht që e goditi traditën. Moderniteti thotë se të mirën, të shëndetshmen e gjejmë, jo më nëpërmjet vlerave morale, apo vlerave kulturore, por nëpërmjet vlerave që i gjejmë nëpërmjet ushtrimeve racionale. Në këtë kuptim moderniteti e godet traditën. Modernizmi pranon që ka të vërteta të mëdha, që janë zgjidhje për të gjithë njerëzimin. Ndërkohë post modernizimi godet edhe këtë. Post modernizmi nuk ka të vërteta.  Në idenë postmoderne, nuk ka më njohje, vlera, bazamente të caktuara të përgjithshme kulturore. Kushdo ka një të vërtetë të veten. Post modernja është një vlerë shkatërrimtare për shoqërinë, sepse e shpërbënë atë. Nuk ka fare shoqërinë. Tani në postmodernitet gjithëkush jeton me vlerat që mendon se është e mirë për të.  

EMISIONET