Zeka: Rama në Strasburg foli anglisht, por mendoi shqip, ishte nervoz dhe shumë arrogant

Zeka: Rama në Strasburg foli anglisht, por mendoi shqip, ishte nervoz dhe

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Milaim Zeka u shpreh se fjalimi i Ramës në pjesën e parë ishte i shkëlqyeshëm.

Ai tha se Edi Rama me gjestin që ka bërë në radhë të parë e ka pastruar atë njollën e zeze me shtëpinë e verdhë.

Zeka: Unë do ta korrigjoja fjalimin e Ramës. Rama ka fol anglisht, por ka menduar shqip. Nuk kishte referenca dhe nuk tha se gjithë materialin për Dick Martyn ia dha ambasadori serb në Zvicër dhe mund ta citonte se në cilin TV serb e ka dhënë një deklaratë të tillë.

Mund të citonte Dick Martyn dhe organet zvicerane që ka gati 2 vite që ai qëndron i mbyllur se shërbimi sekret i Serbisë ka përgatiti një atentat që ta vrasë që t’i ngelej ish-udhëheqësve të UÇK-së. Për trafikun e organeve mund të citonte patologë botërorë që kanë deklaruar se në shtëpinë e verdhë nuk ka shanse që të bëhej transplante organesh. Ka qenë shumë nervoz dhe me sjellje arrogante.

EMISIONET