Zbulohen dy pistoleta të fshehura në BMW-në e ish-deputetit, arrestohet shoferi personal i tij
Gjatë një kontrolli në makinën e ish-deputetit, policia ka zbuluar 2 armë zjarri. Ish-deputeti nuk ndodhej në mjet në momentin e kontrollit, teksa në prangat e uniformave blu ka rënë shoferi personal, i cili ka pranuar edhe pronësinë e armëve.
Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në një makinë tip BMW, e cila rezulton në pronësi të një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të makinës, në mjet ndodhej vetëm shoferi Albert Prendi, i cili ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës se armët i përkisnin atij.
Ky i fundit është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi”. Por pavarësisht se armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës dhe jo në trupin e Prendit.
Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.
Por edhe për të zbuluar nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.
*Shënim: Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.