Zbardhet vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, Policia: Autorët dy vëllezër, njëri oficer policie

Një efektiv policie është autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit Eduart Reçi me 13 nëntor në Tiranë.

Policia e Tiranës thotë se ka arritur të zbardhë të plotë ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vëllezër!

Në pranga për krimin është vënë oficeri i policisë Shkëlqim Duka dhe vëllai i tij, të dy të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim dhe

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë kufitare pronën e viktimës.

Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart  Redci kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Duka.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET