Zbardhet sherri mes të rinjve në Sarandë/ Qëlluan me armë në ajër, arrestohen 4 persona, në kërkim dy të tjerë

Zbardhet sherri mes të rinjve në Sarandë/ Qëlluan me

Policia e Sarandës ka zbardhur një ngjarje me të shtëna me armë zjarri në ajër, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, pas një konflikti mes disa të rinjve dhe ka arrestuar 4 persona.

Në pranga u vunë Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, 18 vjeç, banues në Sarandë.

Në kërkim janë shpallur Jurgen Lapa 19 vjeç, banues në Sarandë dhe një shtetas i mitur.

NJOFTIMI

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 mars 2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi J. L. dhe një i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, mbrëmjen e 13 marsit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i katër shtetasve: A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të gjithë 18 vjeç dhe banues në Sarandë. Ata dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan si prova materiale pesë gëzhoja, disa aparate celularë si dhe një automjet.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

EMISIONET