ZAPTUESIT “SFIDOJNË” URDHRIN! Ende shumë punë për lirimin e hapësirave publike, bizneset indiferente ndaj thirrjes
Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas ultimatumit të kryeministrit Rama. Megjithatë, jo të gjithë i janë bindur urdhrit pasi në kryeqytet ende ka biznese që nuk kanë lëvizur, pavarësisht paralajmërimeve. Policia ka bërë të ditur se do të vijojë aksioni deri në rikthimin e çdo hapësire publike në shërbim të qytetarëve.
Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, një nismë që erdhi pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
Në shumë zona, bizneset dhe individët kanë nisur t’i heqin vetë strukturat e paligjshme, për të shmangur ndërhyrjen e forcave të inspektimit.
Një prej hapësirave që deri pak ditë më parë ishte e zënë, pranë stadiumit “Air Albania” tashmë është tërësisht e lirë.
Por jo të gjithë e kanë zbatuar vullnetarisht këtë urdhër, ndaj në disa raste policia ka ndërhyrë për të shoqëruar procesin dhe për të garantuar zbatimin e urdhrit
Madje ne kryeqytet ende ka biznese që nuk kanë lëvizur asgjë pavarësisht thirrjeve.
Për këto raste, policia është shprehur se do vijojë të ndërhyjë për të garantuar që çdo hapësirë publike t’u kthehet qytetarëve, teksa paralajmërohet që ky proces nuk do ndalet.


