Zagani: Dënimi më trishton, Tahiri vetëm ingranazh që lidhte punën, motori Edi Rama

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Dritan Zagani, ish-oficeri i anti-drogës u shpreh se dënimi për Tahirin e trishton sepse nuk i jep shpresë për drejtësinë në vendin tonë.

Ai tha se Tahiri ka qenë një ingranazh që lidhte punën, ndërsa motori i kësaj është koka dhe që drejton akoma sot, Edi Rama.

Zagani: Ky dënim thjeshtë më trishton, asgjë më shumë. Në sensin njerëzor dhe për shpresën te drejtësia në vendin tim. Më trishton ideja në Shqipëri nuk është bërë reformë në drejtësi dhe nuk është se do të kemi drejtësi. Nuk më shqetëson se sa burg do të bëjë Tahiri, por më shqetëson ministri i Brendshëm që ishte kokë e këmbë trafikant drogë dhe i lidhur me bandat.

Sot dënohet me 3 vite në mënyrë qesharake për një akuzë tjetër. Deri më sot jam përpjekur dhe kam folur për ta gjetur drejtësinë dhe kur e shoh kështu për mua është trishtim sepse nuk ka më shpresë. Dëmi i tij është i gjithanshëm. Tahiri ka qenë një ingranazh që lidhte punën, ndërsa motori i kësaj është koka dhe që drejton akoma sot, Edi Rama.

EMISIONET