Yuri Kim: Një vit më parë njerëzit talleshin me SPAK-un, ndërsa tani po jep rezultate

Yuri Kim: Një vit më parë njerëzit talleshin me SPAK-un,

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se në raport me drejtësinë nuk kanë rëndësi pritshmëritë e saj, por ato të investuesve amerikanë.

Ajo tha se një vit më parë njerëzit talleshin me SPAK-un, tani SPAK-u ka treguar rezultate, perceptimi ka ndryshuar.

Yuri Kim: Në raport me drejtësinë nuk kanë rëndësi pritshmëritë e mia, por ato të investuesve amerikanë. Po ashtu ka rëndësi që investojmë në SPAK dhe BKH është treguesi i asaj që duam të marrim si rezultat. Rëndësi kanë pritshmëritë e popullit shqiptar. Një vit më parë njerëzit talleshin me SPAK-un, tani SPAK-u ka treguar rezultate, perceptimi ka ndryshuar.

Tani njerëzit shkojnë dhe denoncojnë në SPAK dhe kjo për mua tregon se ai është i efektshëm. Këtë e tregojnë edhe të dhënat. Pritshmëria ime është se me BKH-në kapacitet e SPAK do të rritet. Sigurisht që reforma në drejtësi nuk është e lehtë dhe e shpejtë, por do të shohim rezultate në të ardhmen.

EMISIONET