Xhixho: Drejtësia mban nënat lehona në burg, por u jep mundësinë vrasësve të rikthehen në liri

Xhixho: Drejtësia mban nënat lehona në burg, por u jep

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan në Facebook se një nënë lehonë është sot në burg, ndërsa foshnja ende pak javëshe po rritet nga të afërmit.

Duke iu referuar rastit të Diana Bahçjes ajo shprehet se drejtësia që u jep mundësinë vrasësve të rikthehen në liri e të kryejnë vrasje të tjera, por jo nënave lehona.

Xhixho: Një nënë lehonë është sot në burg, ndërsa foshnja ende pak javëshe po rritet nga të afërmit. Drejtësia nuk ia ka kursyer ndëshkimin, duke e çuar në burg sapo ishte ngritur nga shtrati i lindjes.  Është e njëjta drejtësi që u jep mundësinë vrasësve të rikthehen në liri e të kryejnë vrasje të tjera, siç ndodhi para dy javësh.

Diana Bahçja e ka të pamundur të kthehet të i biri e ta ushqejë me gji, se duhet të shlyejë me burg një gjobë. Dan Hutra nuk e pati të vështirë të dilte nga burgu pak vite pasi vrau gruan, për të ekzekutuar tri gra të tjera brenda pak orësh. Kjo vetëm drejtësi nuk mund të quhet!

EMISIONET