Xhihani: Këshillimi i karrierës duhet të nisë që në klasën e 8-të

Eksperti i punësimit, Arber Xhihani, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku diskutoi mbi rëndësinë e këshillimit të hershëm të karrierës në sistemin arsimor shqiptar.

Sipas Xhihanit, orientimi profesional duhet të fillojë që në arsimin 9-vjeçar.

Ai theksoi se njohja e hershme me profesionet dhe zhvillimi i vetëdijes për aftësitë individuale janë thelbësore për ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe për të shmangur zgjedhje të gabuara në të ardhmen.

EMISIONET