Xhemollari: Shoqëria civile, rojtare e interesit publik dhe standardeve drejt BE-së

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, kreu i Qeverisë Qytetare, Rigels Xhemollari, theksoi rëndësinë e shoqërisë civile si një mekanizëm thelbësor për ruajtjen e standardeve demokratike dhe mbrojtjen e interesit qytetar në procesin e integrimit europian.
"Shoqëria civile apo angazhimi qytetar është një rol i fshehur por është një rojtar i cili siguron që qeveria apo qeveritë të qëndojnë brenda rregullave dhe standarteve. Në BE ose në vendet e BE-së ky lloj komponenti apo pushteti pas medias është rojtar i llogaridhënies qytetare që qeveria duhet ta ketë të tillë.
Jo më kot ne kemi parë kohët e fundit protesta në Spanjë, Serbi.
Në Spanjë është ngritur problemi turizmit. Në Barcelon thuhet se këtu nuk duhet të ketë kaq shumë turist se cënohen çmimet, qetësia etj.
Herë pas here shoqëria civile është një rojtar interesi të njerëzve që banojnë. Kush është interesi sot i njerëzve apo i qytetarëve në raport me angazhimet që ka marr vendi për BE.
Pavarësisht se në perceptimin tim ky lloj rrugëtimi ka të bëj më shumë me një vendimarrje gjeopolitike dhe strategjike sesa me një vendimarrje që arrihet për shkak të përparimit, por qeveria sigurisht duhet të bëj sikur bën disa gjëra dhe në këtë të bërën sikur ne duhet të jemi të vëmendshëm nëse po arrihet një minimum standatresh për ne", u shpreh Xhemollari.
