Xhaja merr 200 mijë lekë nga xhepi i xhupit të punëtores, largohet qetësisht

Xhaja merr 200 mijë lekë nga xhepi i xhupit të punëtores,

Nga pamjet filmike të vëna në dispozicion për redaksinë, shihet një burrë i moshës së tretë i cili i afrohet varëses së xhupave, e vendosur pranë tualetit të lokalit.

Në video, ai qëndron për disa çaste pranë saj dhe duket sikur po var xhaketën e tij, ndërkohë që në të njëjtin moment dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 200 mijë lekësh të vjetra.

Sipas denoncimit, kjo shumë i përket një punonjëseje të lokalit, e cila ka konstatuar më pas mungesën e parave dhe ka vënë në dispozicion edhe pamjet filmike për të dokumentuar ngjarjen.

Pas veprimit, personi largohet qetësisht nga ambienti i lokalit, pa shkaktuar asnjë situatë të dyshimtë në dalje, duke mos tërhequr vëmendje në momentin e largimit.

Qytetarja i bën thirrje personit të identifikuar në pamje që të kthejë sa më shpejt shumën e marrë./JOQ

EMISIONET