WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja,

Tiranë, 1 Korrik 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), festoi me krenari pesë vjet partneritet të suksesshëm me Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët më të mëdha në Evropë. Që prej hapjes së bazës së saj në Tiranë në vitin 2020, Wizz Air ka luajtur një rol kyç në zgjerimin e lidhjeve ajrore ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e kthyer TIA-n në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, u organizua një event i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, mediave, partnerëve institucionalë, Ambasadorëve të TIA dhe stafit të aeroportit. Gjatë festimeve, Wizz Air njoftoi nisjen e tre destinacioneve të reja nga Tirana drejt:

Larnaka, Qipro
Málaga, Spanjë
Malta

Këto destinacione të reja, që më parë nuk kanë qenë të lidhura drejt për drejt me Tiranën, do të nisin operimin në Tetor 2025. Linjat për në Larnaka dhe Málaga do të jenë dy herë në javë, ndërsa fluturimet për në Maltë do të zhvillohen tri herë në javë. Me këto shtesa, Wizz Air do të operojë 56 destinacione në 18 shtete nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke i ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime kulturore dhe pushime nëpër Evropë.

Në kuadër të përvjetorit, Wizz Air lançoi edhe një promocion të veçantë një-ditor, me 15% ulje për fluturimet e përzgjedhura drejt dhe nga Tirana për rezervime të bëra më 1 Korrik 2025 dhe për udhëtime deri më 31 Gusht 2025.

Pasagjerët u mirëpritën me dekorime festive, atmosferë pozitive dhe embëlsira të markuara të shpërndara nga stafi i TIA-s dhe Wizz Air. Eventi theksoi bashkëpunimin e fortë midis dy organizatave dhe përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj cilësisë së shërbimit dhe zgjerimit të rrjetit.

“Jemi krenarë të festojmë pesë vite partneritet me Wizz Air—një kompani që ka ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtori Përgjithshëm Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. “Falë vizionit dhe investimeve të Grupit Kastrati, TIA vazhdon të zhvillohet si një qendër rajonale, duke u ofruar pasagjerëve më shumë akses drejt Evropës dhe duke përmirësuarpërvojën e udhëtimit. Jemi të motivuar të arrijmë edhe më shumë arritje së bashku.”

“Sot shënonnjë moment tërëndësishëmpër Wizz Air nëShqipëri. Nëvetëmpesëvite, Tirana ështëkthyernënjëbazëkyçepërrrjetintonërajonaldhejemitëlumtur ta festojmë me destinacionetërejadhenjëofertëspecialepërklientëttanë.

Falenderojmë Aeroportin e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme dhe presim me padurim të rritemi më tej së bashku,” – u shpreh Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxheri Komunikimit Korporativ në Wizz Air.

Që prej nisjes së operimeve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milionë pasagjerë drejt dhe nga vendi. Me nisjen e destinacioneve të reja dhe investimet e vazhdueshme në tregun shqiptar, Wizz Air dhe TIA riafirmojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ofruar udhëtime të përballueshme, të besueshme dhe të aksesueshme drejt një game të gjerë destinacionesh.

DESTINACIONET E REJA WIZZ AIR NGA TIRANA

Destinacioni
Frekuenca
Çmiminga
Data e Nisjes
Tirana – Málaga
TëHënëdhetëPremte
€29.99
27 Tetor 2025
Tirana – Malta
TëMartë, tëEnjte, tëShtunë
€24.99
2 Tetor 2025
Tirana – Larnaka
TëMartëdhetëShtunë
€24.99
4 Tetor 2025
 

Rreth Wizz Air

Wizz Air operon njëflotëprej 237 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekipprofesionistështëpërkushtuartëaviacionitofronshërbimcilësordheçmimetëulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuartë 62.8 milionëpasagjerëvenëvitin 2024. Kompaniaështë e listuarnëBursën e Londrës me simbolin WIZZ. Sëfundmi, ështërenditursinjëngadhjetëlinjatajroremëtësigurtanëbotënga AirlineRatings.com – agjencia e vetmeglobalepërvlerësimin e sigurisëdheprodukteve – dheështëshpallur “LinjaAjrore e Vitit” nga Air Transport Awards nëvitet 2019 dhe 2023.

Wizz Air ështëvlerësuargjithashtusi “LinjaAjroremë e Qëndrueshme me KostotëUlët” nëvitet 2021–2023 dhe “LinjaAjroremë e MirëpërReduktimin e Karbonit” nga World Finance Sustainability Awards nëvitin 2024. Po ashtu, ka marrëçmimin “GrupiAjrormëiQëndrueshëmnëRajonin EMEA” nga CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2024.

RrethAeroportitNdërkombëtartëTiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtari Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropën Juglindore. Që prej marrjes së tij nga Grupi Kastrati, TIA ka kaluar një transformim të rëndësishëm me investime të mëdha në infrastrukturë, teknologji dhe përvojën e pasagjerëve.

Përmes zhvillimeve strategjike në terminal, pistë, parking dhe sisteme dixhitale, TIA synon të ofrojë një përvojë udhëtimi të sigurt, efikase dhe komode për miliona pasagjerë çdo vit

EMISIONET