Vuçiç nga Tirana: Ne duam që Prishtina, Podgorica e Sarajeva të jenë në Open Balkan


Edhe në konferencën për shtyp residenti serb Aleksandër Vuçiç përsëriti thirrjen ndaj homologëve në Prishtinë, Podgoricë e Sarajevë ti bashkohen Open Balkan.

Ai tha se kjo nuk duhet lexuar si ftesë politike por si një kërkesë për t'ua lehtësuar jetën qytetarëve të rajonit.

Vuçiç: Kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp ne të ritheksojmë ftesën që duam tu bëjmë homologëve tanë në Prishtinë, në Podgoricë, Sarajevë. Po i bëjmë këto gjëra për qytetarët tanë, nuk po i bëjmë këto si ftesa politike.

Pavarësisht pikëve politike që mund të marrë secili prej nesh, ne duam që këto tre kryeqytetë të bëhen pjesë e kësaj nisme, të kemi gjëra të prekshme. Si mund të kemi më shumë turistë në vendet tona, të kemi fond të posaçëm për industrinë e filmit.

Ishte propozimi i Ramës dhe ne e kemi mirëpritur atë. Po ashtu për sportet, ekipet tona të futbollit, basketbollit.

Kemi filluar diskutime dhe si mund të ulim tarifat me autostradat tona për ato vende që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, po ashtu si mund të kemi ulje në restorante dhe hotele të ndryshme.

A nuk është ky përfitimi më i drejtëpërdrejtë për të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë nismë?

Prandaj ndonjëherë mërzitem me veten time sepse ne vazhdojmë tu bëjmë thirrje homologëve tanë sikur nuk do të mund të vazhdonim pa ta. Ne nuk kemi turp për mbajtjen e emrit të rajonit ku jetojmë apo të kësaj nisme." 

 

 

 

EMISIONET