Vuçiç kritikëve të Open Balkan në Shqipëri e Serbi: Nuk është as Shqipëri e Madhe, as Jugosllavi e re
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev, presidenti Vuçiç iu drejtua kritikëve të Open Balkan në Shqipëruisë dhe Serbi, duke deklaruar se kjo nismë nuk ka të bëjë as me krijimin e një Jugosllavie të re dhe as Shqipërinë e Madhe.
Vuçiç: Jam shumë i lumtur për ato marrëveshje që kemi nënshkruar sot, është kurorëzimi i një pune për dy vite e gjysëm. I kemi diskutuar por nuk kishim arritur të përfundonim disa procedura burokratike. Kur erdha në Shqipëri ju kundërvunë kryeministrit Rama për Ballkanin e Hapur, ata që thonë që unë dua një Serbi të Madhe, apo për ata që thonë Ballkani i Hapur ka të bëjë me Shqipërinë e Madhe. Kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën, as me tjetërn, as me një Maqedoni më të Madhe.
Presidenti serb apeloi që të të mos humbasin në këto diskutime që kanë të bëjnë me të shkuarën, pasi duke folur për këto gjëra nuk do të bëjmë diçka për të ardhmen, tha ai.
Vuçiç: Përkundrazi duhet të përqëndrohemi te e ardhmja.
