Vuçiç i prerë: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç i prerë: Serbia nuk do ta njohë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i bindur është shprehur sërish se Serbia nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat pas takimit tre orësh me  me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për të diskutuar çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit të shtetit serb në Kosovë, Vuçiç tha se Prishtina kërkoi njohjen e pavarësisht në mënyrë që serbët të mund të votojnë në Kosovë.

 “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë insistuar vetëm në një gjë, pra që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk e ka pranuar këtë dhe nuk do ta pranojë. Për këtë nuk e kemi pranuar”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Presidenti serb në deklaratë është shprehur se kjo që po bën Prishtina është shkelje e të drejtave të njeriut.

EMISIONET