Vr*u partneren në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Kohët e fundit ziheshim shpesh, ishim të dy të ...

Është zbardhur dëshmia e dhënë para Policisë së Shkodrës e shtetasit amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç i cili u arrestua pasi paraditen e djeshme vrau bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley (Saporito), 53 vjeçe.

Para hetuesve, mësohet se Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën ai u tha hetuesve se janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka po hidhte drejt tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat me bashkëshorten i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.

Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.

Trupi viktimës është sjellë në Tiranë ndërsa raportohet se ka pasur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

57-vjeçari amerikan akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare.

EMISIONET