Vrau kalin, policia e procedon në gjendje të lirë 24-vjeçarin vetëm për keqtrajtim të kafshëve

Vrau kalin, policia e procedon në gjendje të lirë

Policia ka mundur të identifikojë njërin nga personat që vrau me armë gjahu (çifte) dy kuaj të njërit prej agrobizneseve në Kolonjë, ku njëri prej kuajve ka ngordhur.

Në lidhje me një rast të publikuar në medie dhe rrjete sociale, blutë e Kolonjës informojnë se është proceduar në gjendje të lirë një 24-vjeçar nga fshati Shelegur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Oresti Mezini, 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur, Kolonjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit J. H.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Vrau kalin, policia e procedon në gjendje të lirë
Kali i vrarë
Vrau kalin, policia e procedon në gjendje të lirë
Kali i plagosur

vrasje e dyfishte kali kafshe

EMISIONET