Vrau fqinjin me kallashnikov, kapet në Konispol Klodian Keqi. Tentoi të arratisej për në Greqi

Ora 10:08 - Tentoi të arratisej për në Greqi, në pranga dhe dy persona që ndihmuan Keqin 

Flodian Keqi, autori i dyshuar i vrasjes së Luan Fushit në Fushë Krujë u arrestua mbrëmjen e 11 korrikut në Konispol teksa po përpiqej të arratisej drejt Greqisë, ndërsa policia ka dhënë njoftimin sot (12 korrik).

Bashkë me të policia arrestoi dhe dy persona të tjerë që po e ndihmonin Keqin të kalonte kufirin.

"Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit:  L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek," njofton policia.


Ora 09:31 - Arrestohet në Konispol Klodian Keqi, tentoi të arratisej për në Greqi

Autori i vrasjes së Luan Hushi mesditën e 10 gushtit, i identifikuar si Klodian Keqi është arrestuar mbrëmjen e djeshme (11 gusht 2022) në kufi me Greqinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Arrestimi është kryer në Konispol, teksa ai po tentonte të arratisej nga Shqipëria.

"Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin: K. K., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”," njoftoi policia.

Keqi akuzohet se ka vrarë me kallashnikov fqinjin e tij Hushi, pas një konflikti për disa dru në një zonë të pyllëzuar.

55 vjeçari Luan Huqi mbeti fillimisht i plagosur, ndërsa humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

EMISIONET