Vrau bashkëmoshatarin, gjykata lë në burg Klodian Kolbuçajn, 15-vjeçari në gjendje shoku në gjykatë

Vrau bashkëmoshatarin, gjykata lë në burg Klodian

Arrest me burg për 15-vjeçarin Klodian Kolbuçaj i dyshuar për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen të bashkëmoshatarit të tij Emiljano Gjoni.

I mituri Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.

Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesin më të lartë në shërbim të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.

EMISIONET