Vrau babanë për të mbrojtur nënën e tij, shpallet i pafajshëm i riu në Itali

Alex Pompa, njëzet vjeç më 30 prill 2020, në Collegno (Torino), goditi me thikë të atin e tij, duke e lënë të vdekur.
Ai e bëri këtë veprim për të mbrojtur nënën e tij gjatë një mosmarrëveshjeje familjare.
Ndërkohë, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata sepse vetëmbrojtja në këto kushte nuk përbën krim.
Vrasja ndodhi më 30 prill 2020 në shtëpinë e familjes në Collegno. Aleksi ka ndërhyrë në sherr mes prindërve dhe e ka goditur të atin 34 herë me 6 thika të ndryshme kuzhine.
Viktima, Giuseppe Pompa, një punëtor 52-vjeçar, u përshkrua në gjyq si gjakftohtë, agresiv dhe ngacmues.
Familjarët kishin filluar të regjistronin fshehurazi shpërthimet e tij të shpeshta. Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Klaudio Strata, gjithmonë ka mbështetur tezën e vetëmbrojtjes.
Prokurori Alessandro Aghemo kishte kërkuar dënimin me 14 vite burg dhe kishte ftuar gjyqtarët të konsultoheshin me Gjykatën Kushtetuese për një pyetje lidhur me pamundësinë e vlerësimit të mbizotërimit të rrethanave lehtësuese të marrëdhënies familjare.
Sipas magjistratit ishte një vrasje vullnetare e plotë, sepse në atë moment "nuk kishte situatë reale rreziku".

