Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, prokuroria dërgon dosjen në gjykatë, i mituri u abuzua seksualisht

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, prokuroria dërgon dosjen në

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dosjen ndaj Klodian Çalamanit i akuzuar për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vesiu në nëntor të vitit të kaluar, më 16 nëntor 2021. 

Sipas prokurorisë identifikimi I autorit është bërë nga pamjet e kamerave e sigurisë ku ka rezultuar se Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg familjes së të miturit.

Babai i 8-vjeçarit ka bërë kallëzim në polici për humbjen e djalit ndërkohë që kontrolli në banesën Çalamanit ka zbuluar edhe tokën e gërmuar ku ishte groposur trupi.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar, sipas prokurorisë se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” ka abuzuar seksualisht me 8-vjeçatrin.

Për këto vepra penale Çalamani rrezikon dënimin deri në “burgim të përjetshëm”.

Vrasja makabre e 8-vjeçarit, nga ana e Klodian Çalamanit tronditi opinionin publik në vend.

Klodian Çalamani e groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në një gropë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Grecalli të Fierit. Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet pas disa orë kërkimesh nga policia, i mbuluar me baltë.

38-vjeçari, fqinj i familjes, tentoi të fshehë vrasjen e tij duke e groposur dhe më pas mësohet të ketë pyetur se "a erdhi djali në shtëpi" pasi kishte mësuar se po e kërkonin.

EMISIONET