Vrasja te "5 maji", policia dhe krimi kibernetik kthehen në vendngjarje, operacion për "magazina" Bitcoin

Policia është kthyer sërish në vendin e vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në rrugën 5 maji në kryeqytet. Uniformat blu kanë zhvilluar një operacion në kërkim të pajisjeve te kritpto-valutës, pasi një njësi e prodhimit të këtyre vlerave monetare u sekuestrua një ditë pas krimit në këtë zonë. Ndërkohë gjykata ka shtyrë seancën  gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për 6 personat e përfshirë në krim.

Tri ditë pas ngjarjes së rëndë ku Marjus Dema qëlloi më armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema në zonën e 5 majit, policia është rikthyer të premte sërish në skenën e krimit.

Burimet bëjnë më dije së blutw e kryeqytetit së bashku me agjentët e krimit kibernitik në policinë e shtetit kanë kryer disa kontrolle në afërsi të vendit të ngjarjes.

Ky veprim i policisë ka ardhur pas dyshimeve të arsyeshme së në disa prej magazinave në zonën e 5 majit në kryeqytet janë instaluar pajisje dhe për prodhimin e monedhës virtuale ose e njohur ndryshe bitcoin.

Indiciet e para për policisë u dhanë 1 ditë pas krimit ku gjatë kontrollit për mbledhjen e provave, efektivat zbuluan një laborator të prodhimit te kripto-valutës që dyshohet se ka punuar prej muajsh.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj autorit e cila ishte e parashikuar për tu mbajtur të premten për 6 personat e arrestuar është shtyrë për shkak të dorëzimit të dosjes së prokurorisë në limitet kohore në gjykatë.

Për vrasjen e ndodhur në rrugën "5 maji" prokuroria kërkon masën arrest me burg për autorin Marjus Dema dhe për personat e tjerë Frenkli Myftari, Erlind Peka Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

EMISIONET