Vrasja në Krujë/ U gjet e djegur pak kilometra larg vendngjarjes, makina rezulton e vjedhur. Brenda saj u gjetën tre armë

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 46-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij 13-vjeçar në fshatin Larushk të Krujës mesnatën e kaluar.

Pak kilometra larg shtëpisë së Gentjan Bejtjas ku ndodhi dhe atentati u gjet e djegur dhe makina e përdorur nga autorët.

Raportohet se utovetura tip “Golf 5” pa targa me benzinë e gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur. Sipas burimeve nga grupi hetimor, makina është djegur totalisht, teksa brenda saj janë gjetur 3 armë zjarri tip kallashnikov.

Policia po heton në disa pista për atentatin, teksa dyshohet se shënjestra ishte pikërisht Gentjan Bejtja, një emër i njohur për policinë.

Vrasja në Krujë/ U gjet e djegur pak kilometra larg vendngjarjes,

Vrasja në Krujë/ U gjet e djegur pak kilometra larg vendngjarjes,

EMISIONET