Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier/ Familja hap dyert e mortit, flasin fqinjët

Një ditë pas krimit makabër në Fier, familja e 8-vjeçarit ka hapur dyert e mortit.

Sot, familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në orën 11:00 të voglin e tyre, që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.

Autori mostër, Klodian Çalamani pasi e ka rrëmbyer të miturin e ka vrarë dhe e ka groposur atë në oborrin e shtëpisë.

Por çfarë thonë banorët për mostrën që i mori jetën Mateos?

Sipas tyre autori kishte vese të këqija dhe njihej në fshat për sjelljen e tij të keqe. Një banor thotë se autori ka hyrë në shtëpinë e tij e i ka dhunuar gruan.

"Vetëm varje ka.  I ka të gjitha të këqijat, kurvar, hajdut. Ashtu siç ka qenë i ati, është dhe i biri.

Erdhi në shtëpi, rrahu dhe vajzën time 5 vjeç, e përplasi në çimento. Tani vajzën e kam në gjimnaz. Erdhi në shtëpi rrahu gruan time. Është kriminel i paparë. Duhet varur. Nuk ka diskutim tjetër", shprehet banori.

Ndërsa një banor tjetër thotë se autori mostër i ka bërë këto veprime edhe disa vite më parë.

"Ta djegin me benzinë. Të vendoset ligji.  Këto gjëra i ka bërë dhe para disa vitesh."

Banorët shprehen të shqetësuar për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre.

"Kemi frikë. Kam nip në shkollë dhe i them të mos hipë në makina të huaja."

Ndërkohë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediet, kryeministri Rama, ngushëlloi familjen e vogëlushit dhe kërkoi nga drejtësia të jetë në lartësinë e duhur dhe autori i krimit të marrë dënimin më ekstrem të parashikuar nga ligji.

Rama tha se  kthimi i një dënimi të tillë nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë.

EMISIONET