Vrasja e gjyqtarit/ Duka: Ishte një gjykim që nuk ishte nevoja për të qenë fare palët prezent

Avokati, Alfred Duka në një intervistë në Ora News u shpreh se në ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Kalaja, në atë gjyq nuk ishte nevoja për të qenë fare palët të pranishëm.
Duka: Reagimi së pari duhet thënë se është një reagim i provokuar.
Reagim i provokuar nga një ngjarje kriminale.
Ngjarja më e rëndë kriminale e ndodhur në vendin tonë për shkak se u qëllua në tempullin e drejtësisë.
U godit një prej gjyqtarëve në vlerësimin tim më të mirë që ka pasur Republika e Shqipërisë dhe drejtësia shqiptare.
Ai ka përfaqësuar një prej personaliteteve më me integritet profesional por edhe moral dhe njerëzor.
Ajo në fund të fundit ishte një gjykim që nuk ishte nevoja për të qenë fare palët.
Edhe palët i ka thirrur si shkodran mendoj unë.
Nuk i ka thirrur si një gjyqtar, ai mund ta merrte atë vendim që mori mund ti njihte vetëm me dispozitivin e atij vendimi dhe kaq.
E gjithë kjo lëvizje që ka ndodhur pas aktit kriminal ndaj këtij gjyqtari, këto tregojnë se ne kemi ndërtuar një shtet prej kartoni.

