Vrasja e Eduard Recit/ Në telefonin e policit Shkëlqim Duka u gjet fotoja e armës se krimit

Vrasja e Eduard Recit/ Në telefonin e policit Shkëlqim Duka u gjet

Hetuesit e policisë kriminale në drejtorinë e Tiranës pas mbledhjes se kamerave dhe marrjes së provave kanë zbuluar përfshirjen e një efektivi të policisë së shtetit.

Shkëlqim Duka oficer në komisariatin nr. 2 zotëron një ambient lokali ku prej aty ka arritur të kryej  edhe qitje me armë zjarri.

Pasi mblodhën informacionet edhe nga familjarët për disa ditë agjencia e mbikëqyrjes policore e mbajti nën vëzhgim punonjësin e policisë.

Në momenti e ndalimit në aparatin celularë të policit u gjet një fotografi e armës së zjarrit që besohet të jetë përdorur për ekzekutimin e Eduard Reçit.

Florian Duka besohet se ka kryer veprime aktive në ngjarje duke informuar të vëllain mbi lëvizjen e shënjestrës deri në ekzekutimin e tij.

Gjatë kontrollit të lokalit iu gjeten edhe disa mekanizma të tjerë për që përdorën për armët e modifikuara në zotërim i kishin dy vëllezërit Duka.

Menjëherë pas marrjes në dijeni të arrestimit të tij, ditën e hënën do të mblidhet komisioni për përjashtimin e tij nga radhët e policisë.

EMISIONET