Vrasja e dyfishtë në Divjakë, të afërmit e familjes: Burri kishte shenja depresioni, jetonin në varfëri

Një ditë pas krimit tragjik ku Hekuran Rrasa vrau bashkëshorten Thellëzën dhe më pas kreu vetëvrasje në Babunjë të Lushnjës, familjarët e fqinjët mbeten të tronditur!

"Njerëz të thjeshtë, fukarenj, më punë të vetë, shikonin e halline tyre. Nuk dim gjë më tepër."

Gjendja e vështirë ekonomike në të cilën jetonin familja Rrasa është e njohur për të gjithë në fshat, por asnjë nuk di të thotë shkakun që mund të ketë Bashkëshortët drejt debatit me fund fatal.

"Fukarallëk, asgjë tjetër. Ishin dobët ekonomikisht, sa do që punonin nuk e përballonin dot varfërinë."

"Për bukë nuk ka vuajtur, sepse ai në punë ishte, një rrogë e merrte."

Me të dëgjuar thonë se ditët e fundit burri kishte shfaqur problem, por asnjë nga fqinjët e familjarët nuk mundet të tregojë më shumë për natyrën e tyre!

"Ditën e fundit thoshin se nuk ka qenë në gjendje."

"Diçka, ndonjë depresion sepse nuk kanë qenë mirë nga ekonomia."

Hekuran e Thëllëza Rrasa që morën me vetë edhe motivet e krimit tragjik pas një jetë në vështirësi u varrosën të ndarë!

58 vjeçari  përcoll në banesën e fundit në Babunjë, ndërsa gruaja u mor nga familjarët në fshatin e saj të lindjes.

EMISIONET