Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nishani: Sa të ngrejë satelitët në orbitë Rama, nuk do mbetet monstër e barbar pa u identifikuar

Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit.
38-vjeçari Klodian Çalamani, rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin në oborrin e shtëpisë së tij. Trupi i pajetë i të miturit u gjet disa oë më vonë në shtëpinë e Çalamanit i cili u arrestua nga policia.
Ish-presidenti Nishani shkruan se ky vend duhet shpëtuar.
"Prisni dhe pak, sa të ngrejë satelitët në orbitë Edi Rama, atëherë nuk do mbetet monstër e barbar pa u identifikuar mbi këtë vend.
Tani fillon beteja !
Andej nga opozita, në rregull janë, në autobuz !
Duhet shpëtuar ky vend ," shkruan ai në Facebook.
Ngjarja e djeshme tronditi gjithë opinionin publik dhe shoqërinë shqiptare të cilët kërkuan dënim maksimal për autorin.

