Vr*asja e 14-vjeçarit/ Demi: Janë hapur debate nga më të ndryshme. Mbyllja rrjeteve sociale një nga çështjet më të parëndësishme

Vrasja e 14-vjeçarit na ka nxjerr të zbuluar të gjithve dhe na dëshmon dështimin e gjithë shoqërisë, dështimin e familjes, të shkollës dhe në fund dështimin e shtetit që është rregullatori.

Shteti është krijuar që të ndërhyj kur të tjerët gabojnë, por çfarë ndodh në Shqipëri? 

I ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora News", ishte psikiatri, Neli Demi, për të folur rreth gjetjes së shtigjeve se çfarë duhet të bëjmë ne të gjithë, që nesër të mos kemi një Martin tjetër.

"Në profesionin tim, ftohen në ngjarje të tilla shumë të vështira dhe ndoshta është cinike edhe fjala kënaqësi në këtë moment. Sigurisht është vështirë të gjesh fillimin e fillit për ta kapur. Është një tronditje e madhe për të gjithë shoqërinë. Këtu kontribon edhe mënyra sesi lajmi është shpërndarë, se si është trajtuar. Janë hapur debate nga më të ndryshme, debate serioze mbi problematikën, fenomenin, stadet që kalon familja shqiptare, debati mbi faktorët e ndryshëm që kontribojnë në një fenomen të tillë, si dhe debati nëse do të mbyllen rrjetet sociale, që për mendimin tim është një nga çështjet më të parëndësishme", u shpreh Demi.

 

EMISIONET