Vrapoi nga Anglia në Shqipëri/ Ponari: Ja si më lindi ideja, projekti ishte ndarë në 2 pjesë
Seb Ponari në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se projektin për të vrapuar nga Anglia në Shqipëri ishte i ndarë në dy pjesë.
Ponari: Ishte aksidentale. Po bëja stërvitje në palestër, ishte data 9 janar 2023 dhe kisha tre muaj që bëja stërvitje.
Edhe ajo stërvitja nuk po ecte mirë, ndoshta padurueshmëria ime.
Kam një firmë ndërtimi në Angli dhe në atë moment kisha një nga punët që shkoja vazhdimisht 60 km larg edhe thashë do vrapoj atje sot.
Dhe më thanë që nuk e bën dot.
Dhe unë me mend e mia i thashë se kush je ti që më thua se ça mundem e ça nuk mundem për të bërë.
Dhe bëra 50 km dhe diçka sikur më lidhi me vrapin.
Kështu filloi vrapi im dhe 2 vite e gjysëm më vonë tani gjendem në Ksamil ku kemi përshkuar 3200 km.
7 ditë vrapim në fazën e dytë të projektit se këtë projekt e kisha ndarë në dy pjesë.
Një projekt Tropoja që ishte nga Kembrixhi në Tropojë. Dhe pastaj fazën e dytë ishte që të vrapoja nga Tropoja në Ksamil.

